Burg për 18 vjeçarin që qëlloi me gur autobusin serb
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 18 vjeçarin, i cili goditi me gur autobusin e kombëtares serbe katër muaj më parë në përballjen e dy kombëtareve të futbollit (serbe e shqiptare) në Stadiumin e Elbasanit.
Lajme
I pandehuri Marsel Qeleshi është dënuar me 6 muaj burg për dy vepra penale, “veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “prishje të qetësisë publike”.
Edhe pse i dënuar me burg Qaleshi nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Ai ka përfituar uljen e një së tretës së masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të tij me burg, duke i vendosur kushtin e kontaktit me Shërbimin e Provës për 18 muaj. Qaleshit i është dhënë urdhër të mos shoqërohet me persona të dënuar më parë./shekulli