Bunjaku bombardon Baselin

Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës së tij St Gallen në duel me Baselin me rezultat 2:0, në kuadër të elitës së futbollit zviceran.

Sport

14/08/2014 23:26

Albert Bunjaku nuk thirret rastësisht “Boom Boom Bunjaku”.

Ai bëri dy herë “brom” sonte duke shënyar dy gola në fitoren e skuadrës së tij St Gallen ndaj Baselit me rezultat 2:0 në kuadër të Kampionatit zviceran.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës realizoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë të ndeshjes e që ishin vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij.