Bulliqi vazhdon akuzat ndaj LDK-së: Në momentet e fundit u shpërndanë fotografi për të ma dëmtuar imazhin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për disa fotografi të cilat tha se janë bërë publike me qëllim të dëmtimit të imazhit të tij.

Lajme

28/10/2021 23:49

Bulliqi në DPT te Fidani në T7 ka thënë se ka pritur nga kandidati i LDK-së Ekrem Hyseni që të distancohet nga ky veprim por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk kam tentu me kominiku sepse kam pritur që zotri Hyseni të distancohet nga ata eksponentë. Ky e ka pasë shumë lehtë me e pastru veten nga kjo. Sot e kësaj dite nuk e ka parë të rrugës të distancohet madje mundohet të më fajsojë mua. Janë përcjellë edhe të miqtë e mi në forma të ndryshme.  Në momente të fundit filluan të shpërndahen me qëllim të dëmtimit të imazhit”, ka thënë Bulliqi.

Ai shtoi se e ka denoncuar rastin në Polici dhe se do të interesohet se deri në cfarë faze ka shkuar.

“Unë i ka kryer punët e mija zyrtare, e kam denoncuar rastin, nuk e di deri në cfarë faze ka shkuar, do të interesohem”, shtoi ai.