Bulliqi: Të gjitha partitë më kërkuan që të jem në listat e tyre (Video)

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ai është propozuar nga nëndegët gjashtë herë, por se Kryesia e degës e ka larguar nga lista atë.

Lajme

24/05/2017 21:28

“Sigurisht që brenda LDK-së kemi edhe individë të tillë, idhnakë të tillë të cilët në një moment që ju krijua mundësia, e shfrytëzuan rastin e u hakmorën ndaj meje. Por, me këtë besoj se nuk ka humbur Shpejtim Bulliqi, por ka humbur Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

Për tu futur në listë, Bulliqi thotë se ka pas oferta nga të gjitha subjektet tjera.

“Të gjitha subjektet më kanë bërë kërkesë. I vlerësoj të gjitha barabartë. Bile, ditën e fundit, ndoshta deri në ora 11:00, ka pas kryetarë subjektesh, udhëheqës të atyre subjekteve ose kandidatë të nominuar për kryeministër që i kanë lënë listat e hapura deri në momentin e fundit, që unë t’ju bashkohem”, tha ai.

Bulliqi thotë se kandidimi i Avdullah Hotit nuk ka qenë më i miri, por që e përkrah, ndërsa shprehet se LDK duhej të orientohej me Vetëvendosjen.

“Me Vetëvendosjen LDK-ja nuk kish humb asgjë. Mendoj që investimi më i madh i LDK-së do të ishte i orientuar ka VV-ka e jo nga dy subjektet politike që nuk kanë më shumë se një autobus njerëz”, tha ai.

Ai tha se shpreson që LDK do t’i fitojë zgjedhjet, parti ku do ta vazhdoj edhe më tutje të ofrojë angazhimin politik.

YouTube player