Bulliqi ekzaltohet para qytetarëve në Podujevë: Fitore e rëndësishme për Llapin
Kryetari i degës së VV-së në Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka folur para qytetarëve atje pas fitores së VV-së në zgjedhje nacionale, me rreth 43 për qind të votave. Bulliqi i ekzaltuar, tha se kjo fitore është shumë e rëndësishme për Llapin dhe se do të vazhdohet me projekte e punë të mira, transmeton lajmi.net. “Kjo…
Lajme
Kryetari i degës së VV-së në Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka folur para qytetarëve atje pas fitores së VV-së në zgjedhje nacionale, me rreth 43 për qind të votave.
Bulliqi i ekzaltuar, tha se kjo fitore është shumë e rëndësishme për Llapin dhe se do të vazhdohet me projekte e punë të mira, transmeton lajmi.net.
“Kjo fitore kaq e rëndësishme për Llapin është falë juve, falë besimit që na keni dhanë dhe vazhdoni të na jepni, por sigurisht që nuk duhet harruar punën e palodhshme të shumë aktivistëve dhe anëtarëve tonë, të cilët çdo herë na kanë qëndruar pranë dhe na kanë ndihmuar në këto fitore të njëpasnjëshme. Kjo është një fitore e përgjithshme, se jemi shembull të organizimit të zgjedhjeve pa as më të voglin incident, sigurisht që kjo e rritë më shumë fitoren tonë. Ne do të vazhdojmë me punët e mira, me projektet e mira, që i kemi nisur për qytetarët tanë. Urime të gjithëve, festofshim gjithmonë fitore të tilla.”, tha ai./lajmi.net/