RED BULL CAR DRIFT SHOW ME DADON EDHE NË KOSOVË!

Historia e Driftit ka filluar që në vitet e 60-ta në rrugët malore japoneze. Në vitin 2005, një menaxher i Red Bull vendosi të ofroj një adrenalinë të Drift-it edhe në Lindjen e Mesme ku në qendër të vëmendjes u shfaq kampioni i Rally, Abdo Feghali, duke e bërë atë një legjendë të Drift-it. Abdo…

Sport

13/09/2022 15:56

Historia e Driftit ka filluar që në vitet e 60-ta në rrugët malore japoneze. Në vitin 2005, një menaxher i Red Bull vendosi të ofroj një adrenalinë të Drift-it edhe në Lindjen e Mesme ku në qendër të vëmendjes u shfaq kampioni i Rally, Abdo Feghali, duke e bërë atë një legjendë të Drift-it.

Abdo Feghali është një shofer libanez i rally dhe kampion i trefishtë kombëtar, i cili filloi karrierën e tij në 1998. Pasioni i tij për drifting e shtyu atë të zhvillonte talentin e tij dhe të bëhej një veteran drifti. Në vitin 2013, Feghali fitoi kampionatin e përgjithshëm të Rally në Liban. Në vitin 2012, ai theu Rekordin Botëror Guinness  për driftin më të gjatë prej 11.18 km, në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa në Kosovë vjen për herë të parë për të sjell adrenalinën e drift-it me përformancat e tij. Dados do të ju bashkangjiten edhe shoferë të ndryshëm të drift-it nga Kosova.

Andaj,

Me datë 13/09/2022, Prishtina Parking tek Busti i Fadil Vokrrit në Prishtinë,  në orën 17:00.

Ju mirëpresim të na bashkangjiteni për të ndjekur këtë ngjarje e cila po ndodhë në vendin tonë! Vizioni i këtij show është promovimi dhe avansimi i komunitetit global të automobilistikës, sjellja e skenës ndërkombëtare dhe promovimi i sportistëve në vendin tonë dhe po ashtu promovimi i sporteve të brendit Red Bull.

Bashkëpunëtor i kësaj ngjarje janë Maraklit t’Kerreve.