‘Bukuri që vret’: Kjo lloj aurore mund të jetë paralajmërim rreziku për njerëzimin

Aurora mund të jetë një nga bukuritë e natyrës - por stuhitë diellore që i krijojnë ato janë tregues që mund të mbingarkojnë çdo pajisje elektronike në Tokë, paralajmëron një ekspert.

Fun

23/04/2019 15:37

Juan Carlos Casado kapi një aurorë të bukur që ndriçoi qiellin e natës së Islandës në një vorbull të gjelbër, transmeton lajmi.net.

Imazhi, i cili tregon aurorën e pasqyruar në liqenin Thingvallavatn, u zgjodh si një fotografi e ditës nga NASA.

Megjithëse stuhitë diellore që gjenerojnë aurora janë zakonisht të padëmshme, një pjesë e madhe që godet tokën mund të ketë efekte katastrofike.

Një stuhi e tillë e regjistruar në vitin 1859 rrëzoi rrjetet telegrafike në nivel global. /Lajmi.net/