“Bukë e Zemër” e takime për “Rezervat Shtetërore” që shtetit dyshohet se i shkaktuan dëm 3 milionë euro, avokati i Muharremit qëllon pak i zënë

Në çështjen e njohur si skandali me “Rezervat Shtetërore”, ku dyshohet se shtetit i është shkaktuar dëm financiar prej rreth 3 milionë eurosh, sot u zhvilluan seanca të reja gjyqësore ndaj të përfshirëve në këtë aferë. Në mesin e të akuzuarve është edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e…

Lajme

13/11/2025 18:19

Në çështjen e njohur si skandali me “Rezervat Shtetërore”, ku dyshohet se shtetit i është shkaktuar dëm financiar prej rreth 3 milionë eurosh, sot u zhvilluan seanca të reja gjyqësore ndaj të përfshirëve në këtë aferë.

Në mesin e të akuzuarve është edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ushqimit dhe pronar i kompanisë “Bukë e Zemër”, raporton lajmi.net

Gjatë ditës, avokati i tij u pa dukshëm i rezervuar kur u pyet nga Lajmi.net për klientin e tij, duke shmangur komentet për ecurinë e procesit gjyqësor dhe pa dashur të zbulojë se me çfarë dënimi mund të përballet klienti i tij.

Përveç Muharremit, në këtë rast janë të përfshirë edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në detyrë Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në procedura të dyshimta tenderimi për furnizimin me rezerva ushqimore gjatë periudhës së pandemisë./Lajmi.net/

Më poshtë e keni storien e përgatitur nga gazetari ynë, Selim Miftari: