Buka shtrenjtohet edhe në Gjilan
Pas rritjes së çmimit të bukës në disa komuna të Kosovës edhe në Gjilan që nga sot buka është bërë 0,40 cent.
Lajme
Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com një punëtore e furrës “Dora” në Gjilan në kushte anonimiteti.
“Po buka është shtrenjtuar sot, kjo është vendos edhe në furrat e tjera sepse kanë qenë në bisedime gjatë ditës së djeshme”, tha ajo.
Ndërkohë, në lidhje me këto rritje të çmimeve, pesë furra janë gjobitur në komunën e Prishtinës.
Krerë institucionalë kank bërë vazhdimisht apel tek bizneset që të kenë kujdes me rritjen e çmimeve.