Bujar Dugolli akuzon mediat, ministrin e ambasadat, e mbron Shefkije Islamajn
Bujar Dugolli ka thënë se mediat duhet të raportojnë korrekt, sipas tij, një pjesë e tyre nuk i kanë trajtuar si duhet të gjitha segmentet.

Lajme
Dugolli tha se nuk ka asnjë problem personal as me Rektorin e as me Zejnullahun si emër. Sipas tij, krejt çka ka kërkuar është që Rektori të zbatojë rregullat dhe procedurat.
Kështu ka deklaruar ai në InfoMagazine se Arsim Bajrami më ndërhyrje ka bërë një precedent.
“Atij ja mundëson Ligji ta shqyrtojë ankesën e Rektorit, ne kemi informacion se ai nuk ka bërë ankesë, është në dilemë siç e di unë, e ministri ka shfaqur ndikimin politik në këtë vendim”, tha ai, transmeton lajmi.net.
“Shkarkimi i Shefkie Islamaj është ndërhyrje, duhet shoqëria civile të merret me këtë çështje”, tha Dugolli.
“Kam nënshkruar si 28 senatorët e tjerë”, tha ai kur u pyet nëse është iniciatorë për shkarkimin e tij.
“Nuk është e vërtetë që unë e Çeku kemi dorë këtu, janë insinuata për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e tjera nga Universiteti. Kërkesat e studentëve shpesh janë të argumentuara e shpesh të pabazuara, por kjo çështje duhet zgjidhet me dialog e jo të krijohen probleme me ta”, tha ai.
Ai nuk pajtohet që të bllokohet puna me protesta te Rektorati.
Por, ai tha se nuk ndjehet mirë që u shkarkua Rektori.
“Ambasadat përkrahin kushdo që është Rektor aty, e kanë mbrojt edhe Ibrahim Gashi, jam i sigurt se Ambasadat nuk kanë informacione, e jam i bindur që kur t’i marrin do ndryshoj gjithçka. E kanë marr pasimin e informacionit vetëm nga njëra palë”, tha Dugolli./ lajmi.net