Buja viziton tregun në Lipjan: Në gjendje alarmante, zotohem se do ta bëj një treg modern e funksional

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se të hënën ka vizituar tregun atje. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se gjendja në këtë treg është alarmante. “Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat…

Lajme

14/08/2025 12:05

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se të hënën ka vizituar tregun atje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se gjendja në këtë treg është alarmante.

“Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si dhe infrastruktura elementare për tregtarë dhe qytetarë”, tha Buja,

Ndryshe Buja u zotua se me qeverisjen e tij Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional.

“Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër”, ka thënë Buja. /Lajmi.net/