Buffon sqaron pse mbështeste Interin kur ishte i vogël, flet dhe për pensionimin

Gianluigi Buffon, portieri legjendar i Juventusit, ka sqaruar këtë të mërkurë në një intervistë për “Juventus Tv channel” se dikur ishte tifoz me Interin për shkak të trajnerit Giovanni Trapatoni.

Sport

18/03/2020 20:06

Italiani ka folur gjithashtu për të ardhmen duke treguar se nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë akoma edhe pse është 42 vjeç.

Portieri i bardhezinjve sqaron se nuk është gati të lërë futbollin akoma, sepse ndihet në formë dhe dëshiron të plotësojë ëndrrat e fëmijërisë.

“Deri 7 vjeç isha tifoz i Juventusit. Më pas u dashurova me Trapatonin dhe kur ai shkoi te Interi (në vitin 1986) unë fillova të mbështes Interin”.

”Më pas kam mbështetur Pescaran, Comon, Avellinon dhe duke filluar nga mosha 12 vjeç kam qenë tifoz i Genoas. Kjo gjë tregon se një lojtar është më i rëndësishëm se skuadra. Trapatoni më elektrizonte”, rrëfeu Buffon. /Lajmi.net/