Buffon: PSG ishte një nga eksperiencat më të mirë të jetës sime

Gianluigi Buffon ka dhënë disa komente lidhur me karrierën e tij të gjatë dhe momentet më të mira. Ikona e Italisë dhe skuadrës së Juventus, Buffon ka treguar momentet më interesante të karrierës së tij. Për befasinë e shumëkujt, Buffon ka listuar aventurën te PSG, në Paris, si një nga më të mirat të jetës.…

Sport

31/10/2022 21:09

Gianluigi Buffon ka dhënë disa komente lidhur me karrierën e tij të gjatë dhe momentet më të mira.

Ikona e Italisë dhe skuadrës së Juventus, Buffon ka treguar momentet më interesante të karrierës së tij.

Për befasinë e shumëkujt, Buffon ka listuar aventurën te PSG, në Paris, si një nga më të mirat të jetës.

“Unë kam kaluar gjithë jetën time me Juventus, kështu që pashmangshëm aty është lidhja më e fortë për 20 vitet e fundit të jetës sime”, ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

“Por, kam kujtime speciale edhe në Paris, me shokët e skuadrës, me tifozët. Ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime si futbollist dhe njeri”, shtoi tutje portieri italian.

44-vjeçari po e vazhdon aktivitetin e tij si portier. Ai kishte regjistruar 25 paraqitje me PSG, ku kishte kishte pranuar 25 gola dhe kishte mbajtur nëntë herë portën e paprekur. Me Juventus ai kishte 685 paraqitje ku fitoi 10 tituj kampioni në Itali. /Lajmi.net/