Buffon pas rekordit në Serie A: Do të luaj deri në moshën 43 vjeçare

Gianluigi Buffon është lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Serie A (bars me Paolo Maldini).

Sport

05/07/2020 10:00

Me paraqitjen e mbrëmshme kundër Torino, Buffon ka regjistruar paraqitjen numër 648 në kampionatin italian.

Pas këtij rekordi, ikona italiane e portës së Italisë dhe Juventus ka thënë se do të jetë aktiv në futboll deri në moshën 43 vjeçare.

“Duhej të prisja shumë për këtë rekord, por nuk ishte problem”, ka thënë 41 vjeçari, transmeton lajmi.net.

“Do të jem këtu deri në moshën 43 vjeçare, por që kur kam mbushur 40 vite, unë i shoh gjërat muaj pas muaji”, ka shtuar Buffon.

Buffon kaloi një sezon larg Italisë, me Paris Saint Germain, por u kthye gjatë verës së kaluar te Juventus. /Lajmi.net/