Buffon nesër kryen testet mjekësore te kjo skuadër

Gianluigi Buffon duke se ka arritur akordin për një kthim te Juventusi me një kontratë njëvjeçare, me një të ardhme si drejtor i klubit, raporton Sky Sport Italia.

Sport

03/07/2019 14:59

Portieri është tashmë 41 vjeç dhe do të jetë 42 në janar të vitit 2020, por la ‘Bianconerët’ në fund të kontratës së tij në korrik 2018.

Edhe pse Paris Saint-Germain i ofroi atij një zgjatje të kontratës njëvjeçare, ai vendosi të mos qëndronte në Ligue 1, përcjell lajmi.net.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, Buffon nesër do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet si lojtar i Juves.

Italiani do të pranonte edhe rolin e portierit të dytë pas Wojciech Szczesny, pasi Mattia Perin do të largohet nga Juve.

Kontrata parashikon që Buffon pas përfundimit të sezonit do të jetë në rolin e drejtorit ose pjesë e stafit stërvitor të Maurizio Sarrit në vitin 2020.

SuperGigi kaloi 17 vjet te Juventus, duke luajtur 656 ndeshje në të gjitha garat. /Lajmi.net/