Buffon dëshiron të vazhdojë karrierën, por nuk përjashton pensionimin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, dëshiron të jetë ende protagonist i skuadrës.

Sport

29/03/2021 08:47

Gianluigi Buffon dëshiron të vazhdojë të jetë protagonist për skuadrën edhe pse ka mbushur 43 vjet, ai dëshiron të jetë ende i përfshirë në nivelin më të lartë të futbollit, transmeton lajmi.net.

Sipas “GazzettadelloSport”, italiani ka dëshirë të vazhdojë të luajë ende, sepse ka dëshirën që të paraqitet Ligën e Kampionëve.

Por, sipas artikullit, Buffon nuk ka shumë opsione qe do ta lejonin këtë gje, sipas disa raportimeve, Porto mund të jetë një destinacion, por edhe tek Juventus nuk ka probleme nëse qëndron.

Sipas gazetës, ekziston mundësia që Buffon në rast të mos gjetjes së një zgjidhje, të mund të pensionohet pas finales se Coppa Italia në 19 maj ndaj Atalantas./Lajmi.net/