Budallallëqet e Balotellit në stërvitje
Mario Balotelli vazhdon të jetë protagonist tek Milani. Sulmuesi italian ka bërë budallallëqe gjatë stërvitjes së fundit të Rossoneri në stadiumin Vicente Calderon. Futbollistit kontrovers nuk i munguan shakatë me bashkëlojtarët, të cilët në një rast i frikësoi duke u bërë sikur po gjuante me top në drejtim të tyre. Përfaqësuesi italian dukej në humor…
Sport
Mario Balotelli vazhdon të jetë protagonist tek Milani. Sulmuesi italian ka bërë budallallëqe gjatë stërvitjes së fundit të Rossoneri në stadiumin Vicente Calderon.
Futbollistit kontrovers nuk i munguan shakatë me bashkëlojtarët, të cilët në një rast i frikësoi duke u bërë sikur po gjuante me top në drejtim të tyre.
Përfaqësuesi italian dukej në humor të mirë dhe të shohim nëse kjo do të reflektojë në lojë sonte, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Atletico Madridi ka avantazh prej një goli, nga ndeshja e parë, e zhvilluar në San Siro, ndërsa do të mundohet të ruajë atë edhe në ndeshjen kthyese.
Në anën tjetër, gjiganti italian shkon në Spanjë për ta kërkuar kualifikimin në çerekfinale.