Bruno Revolt dhe Eli Malaj publikojnë këngën “Qejf o Qejf”

Bruno Revolt dhe Eli Malaj kanë sjellë atmosferën e verës me këngën e tyre më të re, “Qejf o Qejf”. Dyshja energjike janë bashkuar për një projekt të mbushur me ritëm, hare dhe dashuri – një himn i vërtetë për netët e nxehta verore. Në klipin muzikor, Bruno dhe Eli shihen në zemër të një…

ShowBiz

06/07/2025 08:13

Bruno Revolt dhe Eli Malaj kanë sjellë atmosferën e verës me këngën e tyre më të re, “Qejf o Qejf”.

Dyshja energjike janë bashkuar për një projekt të mbushur me ritëm, hare dhe dashuri – një himn i vërtetë për netët e nxehta verore.

Në klipin muzikor, Bruno dhe Eli shihen në zemër të një feste plot ngjyra e gjallëri, ku këndojnë mes turmës që feston.

Kënga përcjell një mesazh dashurie dhe lirie, ndërsa artistët shfaqen duke kërcyer, pirë gota e duke bërë “gëzuar” me miqtë në një atmosferë të zjarrtë.

Ky bashkëpunim tregon anën më të hareshme dhe shpërthyese të dy artistëve, duke sjellë një valë pozitiviteti që ndihet që në sekondat e para të këngës.

“Qejf o Qejf” po pritet me entuziazëm nga fansat e të dy artistëve.