Bruno Fernandes për Rangnick: Kemi bërë shumë mirë që kur ai erdhi, kemi më shumë identitet si ekip

Portugezi Bruno Fernandez shfaqi mbështetje për trajnerin aktual të ekipit të Manchester United, Ralf Rangnick.

Sport

23/02/2022 10:20

Ralf Rangnick zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer në nëntor dhe ka arritur të marrë 25 pikë nga 12 ndeshje. Manchester United tashmë ka kaluar nga pozita e gjashtë në atë të katërt.

Për punën e trajnerit, disa komente ka dhënë edhe mesfushori portugez i skuadrës, Bruno Fernandes.

“Kemi bërë shumë mirë që kur erdhi ai. Kemi më shumë identitet si ekip”, ishin fjalët e Fernandesit për trajnerin e përkohshëm të Djajve të kuq, transmeton lajmi.net.

Fernandes tha se duhet t`i ndjekin këshillat e Rangnick dhe të stafit. Gjithashtu ai theksoi se nuk ka dëgjuar askënd të ankohet për taktikat e trajnerit.

“Ne duhet të ndjekim atë që trajneri dhe stafi mendojnë se është mënyra më e mirë për ne. Këtu në këtë klub nuk kam dëgjuar askënd të ankohet për taktikat dhe shpresoj se askush nuk do ta bëjë,” u tha mesfushori gazetarëve përpara ndeshjes kundër Atletico Madrid, në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/