Bruksel: Protesta masive të punëtorëve, përleshje me policinë
Dhjetëra mijëra punëtorë i janë përgjigjur sot thirrjes së sindikatave belge për tu mbledhur në shëtitjen protestuese nëpër Bruksel në mënyrë që të detyrojnë qeverinë që të heqë dorë nga masat e paralajmëruara të kursimit.
Bota
Qeveria belge ka ndërmend të rrisë kufirin e moshës për pensionim dhe t’iu lehtësojë punëdhënësve t’i largojnë punëtorët nga puna.
Një masë e madhe e punëtorëve të pakënaqur u nisën sot nga stacioni verior hekurudhor në Bruksel në shëtitje deri në qendër të qytetit, duke bartur transparente me të cilat shprehnin kërkesat e tyre. Gjatë ditës protestuat kulmuan dhe me këtë rast u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Policia intervenoi dhe u përlesh me protestuesit e dhunshëm, duke përdorë vrushkuj uji nga topat dhe shkopinjtë e gomës.
Kjo ishte protesta e parë në seri që pritet të mbahen deri në grevën e përgjithshme të 15 dhjetorit.
Mediet raportojnë se megjithë numrin e madh të demonstruesve, që vlerësohet të ishin 50-65 mijë, transporti urban në Bruksel funksionoi pa probleme.