Ja sa është numri përfitues të shtesave për fëmijë gjatë gushtit
Skema e shtesave për fëmijë kishte numrin më të madh të përfituesve gjatë gushtit 2026. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga kjo skemë përfituan 374 mijë e 382 fëmijë. Për pagesat e tyre u ndanë mbi 13.5 milionë euro. Pas saj renditet skema e pensioneve bazike të moshës, me 171 mijë e 45…
Lajme
Skema e shtesave për fëmijë kishte numrin më të madh të përfituesve gjatë gushtit 2026. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga kjo skemë përfituan 374 mijë e 382 fëmijë. Për pagesat e tyre u ndanë mbi 13.5 milionë euro.
Pas saj renditet skema e pensioneve bazike të moshës, me 171 mijë e 45 përfitues. Për këtë kategori u shpenzuan mbi 27.1 milionë euro.
Pensionet kontributpaguese të moshës përfshinë 47 mijë e 841 përfitues. Vlera e pagesave arriti në mbi 11.7 milionë euro.
Nga skema për veteranët përfituan 39 mijë e 646 persona. Për pagesat e tyre u shpenzuan mbi 7.8 milionë euro.
Ndërkaq, 21 mijë e 655 persona përfituan pensione për personat me aftësi të kufizuara. Shuma e ndarë ishte mbi 3.6 milionë euro.
Skema e ndihmës sociale përfshiu 14 mijë e 789 përfitues. Për këtë kategori u paguan mbi 2.1 milionë euro.
ASK-ja njofton se 12 mijë e 360 persona përfituan nga pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Pagesat arritën në mbi 3.7 milionë euro.
Mbështetje financiare morën edhe 6 mijë e 596 lehona të papunësuara. Për to u ndanë mbi 3.3 milionë euro.
Skema e shtesave për fëmijë kishte numrin më të madh të përfituesve gjatë gushtit 2026. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga kjo skemë përfituan 374 mijë e 382 fëmijë. Për pagesat e tyre u ndanë mbi 13.5 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Pas saj renditet skema e pensioneve bazike të moshës, me 171 mijë e 45 përfitues. Për këtë kategori u shpenzuan mbi 27.1 milionë euro.
Pensionet kontributpaguese të moshës përfshinë 47 mijë e 841 përfitues. Vlera e pagesave arriti në mbi 11.7 milionë euro.
Nga skema për veteranët përfituan 39 mijë e 646 persona. Për pagesat e tyre u shpenzuan mbi 7.8 milionë euro.
Ndërkaq, 21 mijë e 655 persona përfituan pensione për personat me aftësi të kufizuara. Shuma e ndarë ishte mbi 3.6 milionë euro.
Skema e ndihmës sociale përfshiu 14 mijë e 789 përfitues. Për këtë kategori u paguan mbi 2.1 milionë euro.
ASK-ja njofton se 12 mijë e 360 persona përfituan nga pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Pagesat arritën në mbi 3.7 milionë euro.
Mbështetje financiare morën edhe 6 mijë e 596 lehona të papunësuara. Për to u ndanë mbi 3.3 milionë euro.
Ndërsa, nga skema për lehonat e punësuara përfituan 2 mijë e 219 persona. Vlera e pagesave ishte mbi 1.1 milion euro.
Në të gjitha skemat u regjistruan gjithsej 733 mijë e 6 përfitues. Shuma e përgjithshme e pagesave arriti në mbi 82 milionë euro.
Sipas ASK-së, skemat e mirëqenies sociale mbështesin kryesisht të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
