Brozovic ironizon pasi iu mor patent shoferi: Premtoj, tani vetëm ujë!

Futbollistit kroat të Interit, Marcelo Brozovic, pak ditë më parë iu hoq patenta nga autoritet italiane pasi kaloi semaforin me të kuq dhe rezultoi se kishte konsumuar alkool pasi iu bë testi.

Sport

15/07/2020 13:50

Por e keqja për mesfushorin 27-vjeçar nuk u mbyll me kaq. Klubi i Interit gjithashtu e gjobiti 100 mijë euro për thyerje të disiplinës.

Për këtë përvojë të pakëndshme, Brozovic ka ironizuar nërpëmjet një postimi në Instagram, duke premtuar se tani do të konsumojë vetëm ujë.

Si një djalë i mirë, që respekton rregullat në këtë periudhë pandemie, Brozovic ndau për fansat e tij një foto ku shfaqet me maskë, që ia mbulonte thuajse të gjithë fytyrën. /Lajmi.net/