Brooklyn Nets gati bëjnë super-transferimin e radhës
Brooklyn Nets janë gati të bëjnë çmendurinë e radhës në transferime.

Sport
Sipas mediave amerikane, basketbollisti i San Antonio Spurs, LaMarcus Aldridge është gati të transferohet tek Brooklyn Nets, transmeton lajmi.net.
Aldridge ishte pjesë e Spurs që nga viti 2015 ku u transferua nga Portland Trail Blazers. 35 vjeçari ka regjistruar shtatë paraqitje në “NBA All-Star”.
Ai ka një mesatare të karrierës prej, 19.4 pikësh, 8.3 kërcime dhe dy asistime.
Brooklyn Nets ende nuk kanë zyrtarizuar transferimin e tij, por sipas “SportsCenter” dhe “ESPN”, Aldridge është gati të nënshkruajë./Lajmi.net/
Breaking: LaMarcus Aldridge plans to sign with the Brooklyn Nets, sources tell @wojespn. pic.twitter.com/INsgmxt0zg
— SportsCenter (@SportsCenter) March 27, 2021