Broja konfirmon nevojën për operim: I shkatërruar që e mbyll vitin në këtë formë

Armando Broja është deklaruar pas lëndimit të pësuar. Ylli në rritje i Shqipërisë, Armando Broja ka konfirmuar lëndimin e pësuar gjatë kësaj jave. Një ndeshje miqësore e Chelseat do t’i kushtojë Brojas me pjesën e mbetur të sezonit, pas lëndimit që pësoi lojtari. Broja do t’i nënshtrohet tani një operimi për të rikuperuar ligamentet, dhe…

Sport

14/12/2022 14:10

Armando Broja është deklaruar pas lëndimit të pësuar.

Ylli në rritje i Shqipërisë, Armando Broja ka konfirmuar lëndimin e pësuar gjatë kësaj jave.

Një ndeshje miqësore e Chelseat do t’i kushtojë Brojas me pjesën e mbetur të sezonit, pas lëndimit që pësoi lojtari.

Broja do t’i nënshtrohet tani një operimi për të rikuperuar ligamentet, dhe për këtë s’është aspak i lumtur.

“I shkatërruar që e mbyll 2022 në këtë mënyrë”, ka thënë Broja, përcjell lajmi.net.

Koha e rikuperimit për Broja pritet të jetë 6-7 muaj. Pritet që rikuperimi të bëhet në fillim të sezonit 2023/24. /Lajmi.net/