Broja hyn në histori të Southamptonit me golin e realizuar
Southamptoni ka arritur të fitojë sfidën ndaj Leedsit me golin e vetëm të realizuar nga shqiptari, Armando Broja.
Sport
Armando Broja i solli fitoren e parë Southamptonit në Premier Ligë këtë sezon, pasi klubi ku është huazuar gjendej në një ecuri prej shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore.
Broja me golin e sotëm tashmë ka hyrë në histori të klubit të Southamptonit.
Në moshën 20 vjeç e 36 ditë, Armando Broja është bërë lojtari më i ri që shënon në startin e tij të parë në Premier Ligë për Southamptonin ndonjëherë.
20 – Aged 20 years and 36 days, Armando Broja is the youngest player to score on his first Premier League start for Southampton. Opportune.
— OptaJoe (@OptaJoe) October 16, 2021
Sigurisht pas këtij goli, Broja shpreson që të marrë më shumë minuta, për t’i dëshmuar kualitetet e tij që ka.
Goli i Brojas: VIDEO
/Lajmi.net