Britney Spears: Besoj në përralla!

Pop princesha e dikurshme dhe këngëtarja problematike, Britney Spears ka deklaruar se do të dëshironte të martohej sërish, ndërsa ka theksuar se droga e alkooli janë e kaluara e saj

ShowBiz

27/03/2015 19:30

Britney Spears është në një lidhje dashurie tash gjashtë muaj me producentin Charlie Ebersel, e edhe pse jo shumë gjatë në lidhje, këngëtarja ka theksuar se do të dëshironte të martohej sërish. “Do të dëshiroja të martohem sërish. Besoj në përralla”, ka thënë Britney, duke shtuar se e ka gjetur dashurinë e jetës.

“Nuk jam person që do të mund të tregoja se çfarë më duhet për ti thënë sërish ´po´ martesës, por e di që dashuria në çdo gjë është më e rëndësishmja. Normal pos kësaj edhe respekti e sinqeriteti. Është e nevojshme që dy njerëz ët duhen”, ka thënë Britney, transmeton lajmi.net

Ndërkaq këngëtarja ka dy djem, por siç tregon do të dëshironte më shumë fëmijë. “Jam shumë e lumtur me dy djemtë e mijë, por në të ardhmen do të doja edhe një fëmijë. Do të ishte mirë ta kem një vajzë, një Britney të vogël”, ka thënë ajo. Lajmi.net