Britaniku i UÇK-së merr certifikatën e veteranit: Kosova është në zemrën time, i takoj asaj

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo certifikatë është një dokument mjaft i veçantë për të dhe se e ka mjaft të vështirë të tregojë se sa krenar ndihet pasi ka pranuar atë si i huaj që e ka ndihmuar Kosovën

Lajme

12/06/2016 15:54

Jonathan M Harrison, britaniku që luftoi përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) e ka pranuar certifikatën e veteranit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo certifikatë është një dokument mjaft i veçantë për të dhe se e ka mjaft të vështirë të tregojë se sa krenar ndihet pasi ka pranuar atë si i huaj që e ka ndihmuar Kosovën.

uck gjion

“Dhe tani Kosova ka qenë në zemrën time, dhe është atje ku ka kam kërkuar dhe ajo është pranuar se Kosova do të jetë vendi përfundimtar dhe i prehjes sime”, ka thënë Harrison, transmeton Lajmi.net.

Për fund, ai e ka shkruar edhe në shqip: “Zemra ime dhe shpirti i takon Kosovës”. /Lajmi.net/

uckajon