Britani: Të burgosurit me sjellje të mirë do mbajnë çelësin e qelisë

Të burgosurit me sjellje të mirë do gëzojnë favore. Ministria e Drejtësisë në Britani është duke shqyrtuar që të shpërblejë të burgosurit për sjelle të mirë.

Fun

15/07/2019 18:18

Por në çfarë konsiston ky shpërblim? Të burgosurit me sjelle të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, duke pasur më shumë liri, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ata do gëzojnë mundësi të bëjnë më shumë dushe, si dhe do të kenë mundësi të gatuajnë ushqimet e tyre sipas dëshirës.

Qeveria britanike ka si qëllim të nxisë më tej sjelljen e mirë tek të burgosurit, si dhe ka kërkuar që nëpër burgje të ketë më shumë shpërblime sesa ndëshkime.

Vitin e kaluar, numri i sulmeve në sistemin e burgjeve arriti në 34,000, që u konsiderua si shifër e lartë nga udhëheqësit britanez.

Ndaj, ky ndryshim i politikave vjen për shkak se sulmet ndaj stafit u rritën me 21 % ndërsa sulmet ndaj të burgosurve u rritën me 15%.

Ligji i ri do të futet në zbatim që nga fillimi i janarit të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/