Brescia humb durimin me Balotellin
Mediet në Itali raportojnë se Brescia i kanë ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk po paraqitet në stërvitje.

Sport
Il Messaggero, Gazzetta dello Sport dhe Nicolo Schira bëjnë të ditur se presidenti i Brescias, Massimo Cellino, i dërgoi letër Balotellit, duke i kërkuar prishjen e marrëveshjes tri vjeçare, përcjell lajmi.net.
Edhe pse kontrata e tyre ishte e vlefshme deri në vitin 2022, ekziston një klauzolë që ndërpret bashkëpunimin nëse Brescia bie në Serie A në fund të sezonit.
Sipas La Gazzett dello Sport, asnjë veprim nuk është i nevojshëm, pasi përfundimi i bashkëpunimit është negociua me avokatët e 29 vjeçarit.
Balotelli kishte nënshkruar me Brescian vitin e kaluar, pas katër vitesh të kaluara në Francë te Nice dhe Olympique Marseille.
Ai shënoi pesë gola në 19 ndeshjet e Serie A këtë sezon./Lajmi.net/