Brentfordi merr fitore të madhe, mposht ‘lehtësisht’ Arsenalin
Brentfordi ka mposhtur Arsenalin 2-0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri.
Sport
Skuadra e Brentfordit ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.
Vendasit qysh në fillim treguan që e kanë marrë seriozisht këtë takim dhe nisën menjëherë me sulme të pa ndërprera.
Golin e parë e gjetën në min e 22’ kur realizoi Sergio Cano, pas një reagimi jo të mirë në mbrojtje.
Brentfordi vazhdoi me sulme, megjithatë pjesa e parë u mbyll 1-0.
Edhe në pjesën e dytë vendasit ishin më të rrezikshëm dhe arritën të dyfishojnë epërsinë në min e 73’ përmes Christian Noorgard pas një ndërpreje.
Ky gol në fund doli të ishte i fitores, pasi ‘Topçinjtë’ nuk treguan asgjë dhe ndeshja u mbyll 2-0.
Kështu Brentfordi e nis shumë mirë aventurën në Premier Ligë, ndërsa Gunners kanë shumë punë për të u rikthyer te rezultat pozitive. /Lajmi.net/