Brentford në avantazh ndaj Arsenalit pas pjesës së parë
Është mbyllur pjesa e parë mes Brentfordit dhe Arsenalit.
Sport
Brentfordi është duke avancuar 1-0 ndaj Arsenalit pas pjesës së parë, shkruan lajmi.net.
Skuadra vendase e dominoi totalisht pjesën e parë dhe e nisi ndeshjen me shumë sulme.
Golin e epërsisë e gjeti në min e 22’ përmes Sergio Canos pas një gabimi në mbrojtjen e Gunners.
Edhe në vazhdim Brentfordi pati iniciativën, por rezultati mbeti 1-0 pas 45 minutave të para.
Mbetet të shihet reagimi i ‘Topçinjve’ në pjesën e dytë, pasi deri më tani nuk kanë treguar pothuajse asgjë. /Lajmi.net/