Brentford mposht Liverpoolin, “Të Kuqtë” mbeten në krizë

Liverpooli pësoi humbje 3-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League, duke regjistruar kështu humbjen e katërt radhazi në kampionat. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Dango Ouattara në minutën e 5-të për 1-0, ndërsa Kevin Schade dyfishoi shifrat në minutën e 33-të pas një kundërsulmi…

Sport

25/10/2025 23:56

Liverpooli pësoi humbje 3-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League, duke regjistruar kështu humbjen e katërt radhazi në kampionat.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Dango Ouattara në minutën e 5-të për 1-0, ndërsa Kevin Schade dyfishoi shifrat në minutën e 33-të pas një kundërsulmi të shpejtë për 2-0, transmeton lajmi.net.

Liverpooli ngushtoi rezultatin në 2-1 përmes Milos Kerkez në minutën e 45+1’. Igor Thiago shënoi për Brentfordin në minutën e 60-të, duke çuar rezultatin në 3-1.

Mohamed Salah realizoi golin e dytë për Liverpoolin në minutën e 88-të, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, Liverpooli mbetet me 15 pikë në pozitën e gjashtë, katër pikë larg liderit Arsenal, duke vazhduar periudhën e vështirë në këtë fillim sezoni./lajmi.net/