Brentford – Arsenal, formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të edicionit të ri në Premier Ligë
Sonte nis sezoni i ri 2021/22 në Angli.

Sport
Brentfordi e pret Arsenalin në ndeshjen e parë të sezonit të ri që fillon nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.
Të dyja skuadrat janë të gatshme për të nisur spektaklin që dhuron njëra ndër ligat më të forta në botë, Premier Liga.
Brentfordi synon që para tifozëve të saj të nis sezonin në mënyrën e duhur, dhe të ndal të paktën një pikë nga kjo ndeshje.
Në anën tjetër Arsenali hyn në këtë duel me shumë mungesa ndër më të rëndësishmet janë dy sulmuesit kryesorë Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette që nuk janë të gatshëm shkaku i lëndimeve.
Megjithatë, ‘Gunners’ synojnë të arkëtojnë tre pikë nga kjo ndeshje, pas shumë sezoneve të dështuara dëshirojnë që në këtë edicion të kthehen te sukseset.
Për ‘Topçinjë’ në formacion gjendet edhe Granit Xhaka.
Formacioni i Brentfordit: Raya, Ajer, Jansson, Pinnock, Canos, Janelt, Norgaard, Onyeka, Henry, Mbeumo, Toney
? ???? ???? ?
? Debuts for Onyeka and Ajer
? Wissa on bench
? Toney starts up front #BrentfordFC #BREARS pic.twitter.com/ewDf9JIv2U— Brentford FC (@BrentfordFC) August 13, 2021
Formacioni i Arsenalit: Leno, Chambers, White, Mari, Tierney, Xhaka, Sambi, Smith Rowe, Pepe, Balogun, Martinelli. /Lajmi.net/
Introducing our first starting XI of 2021/22…
??????? @Ben6White makes debut
?? Sambi starts in midfield
??????? @Balogun leads the line#️⃣ #BREARS
— Arsenal (@Arsenal) August 13, 2021