Brenda një muaji u realizuan mbi 1 mijë Rezonanca Magnetike në QKUK

Janë shënuar shifra rekorde të realizimit të Rezonancës Magnetike në kuadër të Klinikës Radiologjike të QKUK-së.

Lajme

14/04/2021 14:43

Klinika e Radiologjisë ka bërë të ditur se për një periudhë një mujore janë realizuar 1 mijë e 236  Rezonanca Magnetike, ndonëse QKUK po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

“Në raportin e punës për muajin mars, stafi i klinikës ka kryer, gjithashtu, 10 mijë e 142 radiografi dhe 1707 procedura diagnostikuese përmes ultratingullit”, thuhet në njoftim.

Tutje u theksua se gjatë kësaj periudhe në këtë klinikë janë realizuar edhe 2 mijë e 246 tomografi të kompjuterizuara dhe 87 radiologji intervente./Lajmi.net/