Brenda 48 orëve pritet zyrtarizimi i Lampard si trajner i Chelsea
Chelsea pritet ta zyrtarizojë Frank Lampard si trajnerin e ri të skuadrës, brenda 48 orëve të ardhshme.
Sport
Pas largimit të Maurizio Sarri nga Chelsea drejt Juventus, emri i vetëm që është përmendur si mundësi zëvendësimi, ishte ai i Frank Lampard.
Legjenda e Chelsea pati një sezon të mirë si trajner nën drejtimin e Derby County, duke bërë që të kërkohet edhe nga ‘Blutë’ e Londrës.
Sipas ‘talkSPORT’, Chelsea do ta emëroj Lampard në krye të stolit brenda 48 orëve të ardhshme, transmeton lajmi.net.
Ardhjen e ish mesfushorit të Chelsea në krye të stolit ‘Blu’ e ka mirëpritur edhe legjenda tjetër e skuadrës, Didier Drogba.
Kujtojmë se Lampard pati sezon mjaft të mirë debutues si trajner, ku arriti ta dërgonte Derby County në fazën ‘Play Off’. /Lajmi.net/