Bremer rrezikon të mungojë disa ndeshje, alarm te Juventus

Gleison Bremer ka pësuar një lëndim në derbin e Torinos. Ndeshja mes Juventus dhe Torino nuk shkoi më së miri për brazilianin Bremer. Ish-mbrojtësi i Torino, që kësaj radhe luante me fanellën e Juventus, ka pësuar një lëndim gjatë derbit. Siç bën të ditur ‘Tuttosport’, Bremer do t’i nënshtrohet disa testeve në ‘J Medical’, por…

Sport

16/10/2022 22:13

Gleison Bremer ka pësuar një lëndim në derbin e Torinos.

Ndeshja mes Juventus dhe Torino nuk shkoi më së miri për brazilianin Bremer.

Ish-mbrojtësi i Torino, që kësaj radhe luante me fanellën e Juventus, ka pësuar një lëndim gjatë derbit.

Siç bën të ditur ‘Tuttosport’, Bremer do t’i nënshtrohet disa testeve në ‘J Medical’, por te Juve ka një shqetësim që ai mund të mungojë dy apo tri javë, përcjell lajmi.net.

Sipas analizave të para, dyshimet janë mbi një lëndim muskulor ose vetëm zgjatje.

Lojtari nuk do të nxitohet me rikthimin e tij, pasi nuk dëshiron të rrezikojë Kampionatin Botëror. /Lajmi.net/