Braktis punën për ta ushqyer me gji të dashurin 36-vjeçar

Ndërkohë në Florida, një grua thotë se ka braktisur punën që në këtë mënyrë të mund ta ushqejë më gji të dashurin e saj 36-vjeçar mbi një bazë me kohë të plotë.

Fun

08/06/2016 11:56

Jennifer Mulford tha për ‘Sun’ se ajo dëshironte që të fillonte një ‘lidhje të gjidhënies me të rritur me të dashurin Brad Leeson pasi që sipas saj kjo mund të krijojë mes dy personave një lidhje magjike, shkruan TheIndependent, transmeton lajmi.net.

Ajo shpjegon: Kur lexoj për kënaqësinë e pastër që ajo sjell tek të tjerët, unë isha e dëshpëruar në kërkim të një partneri që të ndajë këtë lidhje emocionale.

Meqë ajo nuk ka lindur fëmijë së fundmi, çifti zbuloi se ata duhej ta mashtronin trupin e saj çdo dy orë që të mendojë se ajo ka një fëmijë për të ushqyer.

Me sa duket ata edhe vendosin alarmet gjatë natës në mënyrë që ata mund të zgjohen dhe të “ushqehen” në errësirë.

Për çështjen e të ushqyerit me gji në publik ajo thotë se “Kurrë nuk them kurrë por më shumë dua që këto ushqime t’i bëjmë vetëm ne dy. Është koha jonë larg pjesës së tjetër të botës”. /lajmi.net