Brahimaj-Maqedoncit: Ti dje ke dreku në një hotel luksoz, por ushtarët kanë vuajtur për ushqim

Ish deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj njëherit edhe ish ushtar i UÇK-së ka reaguar ndaj problemit me furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së e cila po ndodh tash e sa ditë. Ai përmes një postimi në Facebook, i ka përmendur ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci që ai po ushqehet në hotele luksoze të kryeqytetit…

Lajme

07/10/2024 13:08

Ish deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj njëherit edhe ish ushtar i UÇK-së ka reaguar ndaj problemit me furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së e cila po ndodh tash e sa ditë.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka përmendur ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci që ai po ushqehet në hotele luksoze të kryeqytetit derisa ushtarët po vuajnë për ushqim.

Brahimaj ia rikujton Maqedoncit se kush e ka bë Ushtrinë e Kosovës e të cilit i thotë ta falënderoj Ramush Haradinajn për këtë.

“Ministër Maqedonci, në vitet 2018-2019 fort ke festuar bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Më e pakta që mund të bësh është që vazhdimisht ta falenderosh Qeverinë Haradinaj për këtë. Kështu ke bërë atëherë kur u bë Ushtria dhe shumë njerëz këndejpari nuk besonin që po bëhet. Tash, i ke ndrruar rrobat dhe gjuan gurë në një periudhë të krenarisë kombëtare. Kështu nuk bën një ushtarak i luftës dhe as ushtarak i shkolluar në kohët e qeverive të mëparshme. Por, askush nuk harron se në Qeverinë tuaj, FSK u përjashtua nga “Defender 2023”! Ushtarët po e lëshojnë Ushtrinë për shkak të kushteve të këqija. Ti dje ke pasur drekë në një Hotel luksoz në Prishtinë, por ushtarët kanë vuajtur për ushqim!”, ka shkruar Brahimaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: