BRABUS 850 i cili ka po aq kuaj fuqi

Brabus firma gjermane do të prezantoj në Gjenevë makinën e re Brabus 850.

Auto & Tek

03/03/2015 09:30

Ne do të duhet të presim deri në fillimin e Motor Show Gjenevë për të parë se si duket në përgjithësi ky model, dhe gjithashtu për të gjetur se sa shumë do të jetë i kërkuar BRABUS.

Modeli më i ri Brabus ngjan shumë me një Mercedes-Benz S63 AMG, por ky model është i jashtë zakonshëm sepse ka një motor V8 6.0 litër me 850 kuaj fuqi.

Brabus në versionin “tuned”, nga ana tjetër, prodhon 850 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësia nga 0 deri në 60 mph arrin vetëm për 3.5 sekonda.

Në këtë edicion special gjithçka është ndryshe në Brabus 850, duke filluar nga ulëset e deri tek timoni i cili është i rrethuar me një ngjyrë ari (GOLD).