BQK-së i dorëzohet kërkesa zyrtare për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e sigurimit

Qytetarët e Kosovës i kanë dorëzuar kërkesë Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e sigurimit.

Lajme

25/11/2019 14:24

Komuniteti “Marakli t’kerreve”, i ka dorëzuar një kërkesë zyrtare guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, me të cilën kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të vendimit për shtrenjtimin e sigurimit të veturave.

Lajmi.net ka siguruar kërkesën që ky komunitet i ka dorëzuar guvernatorit Mehmeti.

Ndër të tjera përmes kësaj kërkese komuniteti “Marakli t’kerreve”, ka kërkuar që shqyrtimi i këtij vendimi të bëhen së bashku edhe me përfaqësuesin e këtij komuniteti.

Po ashtu është kërkuar që përfaqësuesi i këtij komuniteti të jetë i pranishëm në diskutimin në mes të BQK-së dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Më poshtë ju sjellim kërkesën e plotë. /Lajmi.net/

Kërkesa e dorëzuar të cilën e ka siguruar lajmi.net