Bournemouth “shuan” Chelsean
Chelsea ka shfaqur interesim të madh për yllin e Bournemouth, Callum Wilson.
Sport
Ishte trajneri i skuadrës së Bourne që ka shuar të gjitha shpresat e londinezëve për një transferim të mundshëm.
Eddie Howe ka thënë se Wilson nuk do të lirohet në asnjë mënyrë kur afati të hapet në muajin e ardhshëm, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi ka regjistruar një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani, duke qëndruar vetëm pas Salah, Kane dhe Aubameyang në listën e realizatorëve.
Emri i 26 vjeçarit ka qenë lidhur ngushtë me një kalim tek Chelsea, mirëpo Howe ka përjashtuar një mundësi të tillë. /Lajmi.net/