Bottas siguron ‘Pole-position’ në Imola GP

Janë mbyllur kualifikueset në Formula 1 për garën e Imola.

Sport

31/10/2020 16:27

Valtteri Bottas i skuadrës së Mercedes do të jetë piloti që niset në ‘Pole-position’ në Imola Grand Prix, shkruan lajmi.net.

Piloti finlandez ishte më i shpejti në kualifikueset e sotme, duke i dhënë një tjetër sukses skuadrës së Mercedes.

Në pozitën e dytë do të jetë kampioni në fuqi, britaniku Lewis Hamilton.

Max Verstappen nga skuadra e Red Bull vjen nga pozita e tretë, në një garë që pritet të jetë spektakolare.

Më poshtë mund ta shihni klasifikimin e plotë pas kualifikueseve të sotme. /Lajmi.net/