Botërori i fundit?

Kampionati botëror në Brazil mund të jetë i fundit për Xavin, me fanellën e Spanjës. Mirëpo, mesfushori insiston se nuk mendon për të ardhmen, por është i fokusuar tek e tashmja.

Sport

07/06/2014 10:39

Ky në Brazil mund të jetë Kampionati botëror i fundit për mesfushorin e Spanjës, Xavi Hernandez.

Mirëpo, ylli i Barcelonës nuk ka konfirmuar se gara e ardhshme do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij me Kombëtaren spanjolle.

“Tani për tani jam i përqendruar së bashku me ekipin në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë në këtë Kampionat botëror”, deklaroi Xavi për të përditshmen sportive katalane El Mundo Deportivo.

“Gjërave tjera nuk u jap rëndësi. Nuk kam vendosur ende, nuk e di se çka do të ndodhë”, u shpreh ai.

Pavarësisht moshës 34 vjeç, Xavi vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesorë në ekipin e selektorit Vicente del Bosque, që synon mbrojtjen e titullit në Brazil.