Bosnja ka shpallur fletarrest ndaj tij , Dodik pas Beogradit lajmërohet nga Izrael, si shkoi atje?

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, është lajmëruar nga Izraeli, pasi që i njëjti u largua nga Bosnje dhe Hercegovina, edhe pse është në ndjekje të autoriteteve të drejtësisë atje dhe në të njëjtën kohë i sanksionuar nga SHBA-të. Fillimisht, Dodik, kaloi kufijtë tokësorë për të shkuar në Serbi, ku edhe është pritur për takim…

Lajme

25/03/2025 16:33

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, është lajmëruar nga Izraeli, pasi që i njëjti u largua nga Bosnje dhe Hercegovina, edhe pse është në ndjekje të autoriteteve të drejtësisë atje dhe në të njëjtën kohë i sanksionuar nga SHBA-të.

Fillimisht, Dodik, kaloi kufijtë tokësorë për të shkuar në Serbi, ku edhe është pritur për takim nga presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Vizitën e tij për në Serbi, Dodik e bëri dje, pikërisht më 24 mars, kur shënohet 26 vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO’s ndaj Jugosllavisë së atëhershme, me çfarë rezultoi me ndërprerjen e luftës në Kosovë – pas shumë krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë

Lidhur me daljen e Dodik në drejtim të Serbisë, janë deklaruar edhe nga autoritet në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Lidhur me ngjarjen e lartpërmendura, Policia Kufitare e Bosnjës dhe Hercegovinës do të informojë Prokurorinë e BeH dhe do të bashkëpunojë me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit”, thuhet në kumtesë.

Në postimin e tij ku ka informuar për shkuarjen në Izrael,, ai ka deklaruar se ky shtet është një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit ai e respekton.

”Kam nisur një vizitë në Izrael, një vend të cilin e respektoj thellë për forcën, historinë dhe vendosmërinë e tij.

Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që di kush është, nuk pranon të jetë as objekt as shërbëtor.

Ashtu siç Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, për të vendosur dhe për të mbajtur betimin e parëve.

Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u munduan të shuhen plotësisht – dhe mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.