Borussia Dortmund beson se Haaland do shkojë te Man City
Bordi i Borussia Dortmundit beson që sulmuesi Erling Haaland do t'i bashkohet Manchester Cityt në verën e ardhshme, kështu raporton se paku kryeredaktori i "Bild", Christian Falk.

Sport
Gara për shërbimet e Haaland ka qenë e madhe në muajin e fundit, me Real Madridin, Barcelonën dhe Mancehster Cityn që provonin të siguronin shërbimet e norvegjezit, transmeton lajmi.net.
Barcelona ka qenë më prapa në garë për Haaland shkaku i ofertës financiare, që ka qenë shumë larg asaj të Realit dhe Cityt.
Mirëpo, Falk thotë se bordi i Dortmundit është i bindur që Haaland në verë e ardhshme do jetë futbollist i “Qytetarëve”.
Man City është raportuar që i ka ofruar plotë 500 mijë funte në javë për Haalandin, ndërsa javët e ardhshme do të jenë vendimtare./Lajmi.net/
TRUE✅ The Bosses of @BVB believe that @ErlingHaaland agreed to a transfer to @ManCity pic.twitter.com/jjlcSCWSil
— Christian Falk (@cfbayern) March 16, 2022