Borussia Dortmund arrin fitore ndaj Stuttgart
Borussia Dortmund ka arritur fitore ndaj Stuttgart, në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesligë.

Sport
Dortmund mposhti 2:0 Stuttgart, ndeshje kjo e vlefshme për Bundesligë.
Pas rezultateve jo shumë të mira gjatë ndeshjeve të fundit në ligën gjermane, ekipi i Marco Rose arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Ishte minuta e 12` e ndeshjes kur pas asistimit nga Erling Haaland, shënoi Julian Brandt, për t`ia dhuruar epërsinë BVB-së.
Përkundër rasteve të tjera Dortmundi nuk arriti të shënoj më në pjesë e parë.
Pjesa e dytë ishte më e mirë përsëri për ‘Verdhezinjët’, pasi në minutën e 71` shënoi golin e dytë të takimit dhe atë personal Brandt, pas asistimit nga Marco Reus.
Pas kësaj fitore Dortmund qëndron në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Stuttgart në pozitën e 15 me 27 pikë./Lajmi.net/