Bora e ndal Pejën, “03-shat” zhyten edhe më thellë në krizë
GO+Peja ka vazhduar serinë negative në Superligën e Kosovës në basketboll, duke pësuar edhe humbjen e pestë radhazi. Kësaj here, skuadra pejane u mposht bindshëm nga KB Bora, me rezultat 88:68, në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori”, në kuadër të xhiros së 17-të. Vendasit e Borës e morën kontrollin e…
Sport
GO+Peja ka vazhduar serinë negative në Superligën e Kosovës në basketboll, duke pësuar edhe humbjen e pestë radhazi. Kësaj here, skuadra pejane u mposht bindshëm nga KB Bora, me rezultat 88:68, në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori”, në kuadër të xhiros së 17-të.
Vendasit e Borës e morën kontrollin e takimit që në start, duke fituar dy periodat e para me rezultatet 26:17 dhe 25:14, çka u siguroi një epërsi të konsiderueshme prej 19 pikësh në fund të pjesës së parë, transmeton lajmi.net.
Peja tentoi të rikthehej në çerekun e tretë, por reagimi ishte i pamjaftueshëm për ta vënë në dyshim rezultatin, ndërsa Bora ruajti qetësinë dhe e çoi ndeshjen drejt fitores pa vështirësi në minutat e fundit.
Te skuadra fituese u dallua Shaquan Jules me 20 pikë, ndërsa Amin Hot pati një paraqitje të gjithanshme. Për Pejën, më efikasi ishte Cesare Edwards, po ashtu me 20 pikë.
Kjo fitore shënon suksesin e katërt radhazi për Borën, ndërsa GO+Peja vazhdon rënien e rezultateve dhe mbetet në një periudhë të vështirë në kampionat./lajmi.net/