Bonuci afër një tjetër ekipi Italian, pasi dështoi të transferohet te Roma

Vetëm pas gjashtë muajsh pjesë e futbollit gjerman, Leonardo Bonuci ka vendosur të largohet nga Union Berlini. Bonucci është i etur të rikthehet sërish në Serie A. Së fundmi, qendërmbrojtësi italian arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim. E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës të cilët ishin kundër transferimit të…

Sport

07/01/2024 13:29

Vetëm pas gjashtë muajsh pjesë e futbollit gjerman, Leonardo Bonuci ka vendosur të largohet nga Union Berlini.

Bonucci është i etur të rikthehet sërish në Serie A. Së fundmi, qendërmbrojtësi italian arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim.

E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës të cilët ishin kundër transferimit të tij në Olimpico dhe drejtuesit e klubit i dhanë të drejtë atyre duke anuluar marrëveshjen.

Megjithatë, tash 37-vjeçari është në bisedime të avancuara me Genoan klub që po dëshiron transferimin e tij.

Corriere dello Sport ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet në fillim të javës.