Bonucci: Duam të shmangim Tottenham dhe Mourinhon

Leonardo Bonucci ka dhënë disa komente interesante lidhur me rrugëtimin e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/11/2019 22:34

Juventus do të jetë një nga skuadrat që do të jetë pjesë e 1/16-ës së finales, por duket sikur ata kanë një frikë.

Bonucci ka thënë se skuadra e tij dëshiron që të shmangë një duel të mundshëm me Tottenham Hotspur, shkaku i Jose Mourinho.

“Do të doja të shmangim Tottenham. Me ardhjen e Mourinho, pas disa ndeshjeve ai mund të jep diçka ekstra” ka thënë Bonucci, transmeton lajmi.net.

“Në ndeshjet eliminuese, pa dashur të heq asgjë nga Pochettino, Mourinho e di se si të tërheq më shumë nga lojtarët e tij” ka shtuar italiani.

Juve është lidere në Grupin D, pas fitores 1:0 ndaj Atletico, kurse Tottenham është skuadra e dytë në grupin ku prinë Bayern Munich. /Lajmi.net/