Bonaventura i Milanit
Milan nuk ndalet. Pas dështimit të transferimit të Biabiany, kuqezinjtë kanë transferuar mesfushorin ofanziv të Atalantas, Giacomo Bonaventura.

Sport
Ky transfer është edhe më “i ëmbël” për tifozët e Milanit, për faktin se sot ai lidhej gjithë ditën me një kalim tek Inter.
Transferimi i tij është konfirmuar nga Sky Italia, me foto gjatë nënshkrimit të kontratës me Gallianin.
Kostoja e marrëveshjes ka qenë 7 milionë euro, fonde që Milan i ka siguruar pasi e ka shitur të riun Cristante tek Benfica për 6 milionë euro.